K.SH. "Vëllaznimi"-Gjakovë njëri ndërë klubet më të vjetra të shahut në Kosovë !

25/11/2007

Foto nga turneu rapid në Lucern-Avni Ermeni fitues !






Turneu rapid në Lucern

Per nderë të festës së flamurit në Lucern(Zvicërr) u organizua turneu në shahun aktiv me datë 24 Nëntor 2007.Shahisti Gjakovar AVNI ERMENI fitoi këtë turne , pjesmarrës ishin shahistët që kryesisht jetojnë dhe punojnë ne Zvicërr.Tabela përfundimtare:1.Avni Ermeni,2.Mahmut Xheladini,3.Përparim Bajraktari,4.Afrim Fejzullahu etj

10/10/2007

Kupa Europiane e klubeve 2007

Në Kemer të Turqisë, të martën mbrëma me meçet e xhiros së fundit (shtatë) përfundoi edicioni i 23-të i Kupës evropiane të shahut në konkurrencën e ekipore, ku në mesin e 56 ekipeve më të mira të kontinentit të vjetër morën pjesë edhe klubet kosovare, Prishtina dhe Theranda, derisa Shqipërinë e përfaqësoi Apollonia e Fierit. Theranda në xhiron e fundit mposhti ekipin më të dobët Cvmbran nga Uellsi 4.5:1.5, derisa Prishtina pësoi humbje të rëndë nga ekipi norvegjez Oslo Schkakselskap 0.5 :5.5 (remizoi vetëm Sadiku). Apollonia barazoi me ekipin turk Tarsus Zeka Satrans (3:3). Shkëlqeu në tabelën e gjashtë Pasho Sherifaj, i cili në shtatë meçe grumbulloi 6 pikë (pesë fitore dy remi), duke qenë shahisti i dytë më i suksesshëm në tabelën e gjashtë nga të gjithë pjesëmarrësit. Plasmani i klubeve kosovare ka mundur të jetë më i mirë sikur të mos dështonin në dy tabelat e para, Sadiku dhe Makolli (Prishtina) që së bashku fituan vetëm 1.5 pikë (tre remi) nga 14 pikët e mundshme, dhe falë pikëve të Hondozit, Bujupit, Elezit dhe Klisuricës megjithatë u arritën dy fitore. Shiquar realisht më tepër as që është prituar nga shahistet e Prishtines.Në anën tjetër shahisti më i suksesshëm kosovarë është Avdyl Elshani (Theranda) i cili shkëlqeu në tabelën e pestë me 4 pikë nga shtatë meçe. Prishtina në fund zuri vendin e 52-të me katër pikë në ekipore (11 individuale), Theranda me 3 pikë (një fitore dhe një barazim - 15 pikë individuale), përfundoj në vendin e 54-të, derisa Apollonia e Fierit zuri vendin e 45-të me 4 pikë (një fitore dhe dy barazime – 18 pikë në konkurencën individuale). Fitues i Kupës së 23-të me radhë ku u paraqitën madje 140 kryemjeshtër ndër ta edhe kampioni i botës Anand) është ekipi spanjoll, Linex Magic nga Merida, me 13 pikë (pesë fitore dy barazime), i përbërë nga shahistë të huaj. Në xhironë e fundit Kamski, Adams, Rublevski, Sargisian, Çeparinov dhe i vetmi spanjoll Perez mposhtën ekipin rus Ekonomist Saratov (4:2) që iu mundësoi atyre të fitojnë këtë trofe prestigjioz. Në konkurrencën e femrave fituese e kupës është ekipi francez Monte Karlo me përbërje të huaj: Humpu (Ind), Kramling (Sue), Chen Zhu (Kin) dhe Monika Socko (Pol). Vendi i dytë i takoj ekipes ruse AVS Krasnoturinsk, ndërsa në vendin e tretë u plasua Mika e Armenisë.

Plasmani definitiv:

1.Linex Magic Merida (Spa) 13 pikë (5 fitore dy barazime) (28.5 pikë - individuale)
2. Ural Sverdloyskaya 12 (31)
3. Tomsk-400 11 (29)
4. Baden-Baden 11 (28.5)
5. Zagrebi 10 (31.5)
45. Apollonia 4 (18)
52. Prishtina 4 (11)
54. Theranda 3 (13.5)

Paraqitja e shahistëve kosovarë

K.Sh. Prishtina – sipas tabelave:

1. Bedri Sadiku 1 pikë (në 7 meçe) pozita e 52-të
2. Përparim Makolli 0.5 pikë (7) pozita e 57-të
3. Bajram Bujupi 2.5 pikë (7) pozita e 45-të
4. Egzon Elezi 2 pikë (7) ndanë pozitën e 48-të
5. Murtez Hondozi 3 pikë (7) ndanë pozitën e 34-të
6. Jashar Klisurica 2 pikë (7) ndanë pozitën e 45-të

K.Sh. Theranda:

1. Naim Sahitaj 1.5 pikë (në 7 meçe) ndanë pozitën e 48-të
2. Bashkim Bahtijari 2 (7) pozita e 51-të
3. Ilirijan Jupaj 2 (7) ndanë pozitën e 48-të
4. Sedat Basha 1.5 (7) ndanë pozitën e 51-të
5. Avdyl Elshani 4 (7) ndanë pozitën e 21-të
6. Agron Gashi 2 (4) ndanë pozitën e 26-të
7. Emin Haxhiu 0.5 (2)
8. Halil Morina 0 pikë (1)

22/09/2007

Webfaqja "Kosovachess"

Për arsye teknike webfaqja e juaj ka disa ditë që nuk publikonë asnjë informacion të ri,Të gjitha informatat aktuale i kamë ruajtur në arhiven time dhe një momentë të përshtatshëm do ti publikojë.Gara me rëndësi për Kosovarë është Kupa e Klubeve në Turqi-2 tetor 07(EUROPEAN CLUB CUP 2007 ) ku dy ekipe Kosovare do të janë pjesmarrëse(Prishtina & Theranda).
Ekipa e Therandes:Naim Sahitaj,Ilirjan Jupaj,Sedat Basha,Avdyl Elshani,Bashkim Bahtjari,Agron Gashi,Haxhi Emini dhe Halil Morina
Ekipa e Prishtines:Bedri Sadiku,Bajram Bujupi,Përpartim Makolli,Egzon Elezi,Ilir Seitaj,Ilir Karkanaqe,Sabri Bahtiri dhe Latif Zariqi

P.S Autori i Webfaqes "Kosovachess" Fitues i turneut të hapur në La-Chaux-de-Fond 14-17 Shtator 2007)

16/08/2007

Bekim Ermeni - Armend BudimaKampionati ekipor i Kosoves, 2006
1.d4
Një lojë nga kampionati ekipor i Kosovës 2006.Armend Budima dikur shpresë e shahut Kosovar dhe Bekim Ermeni ish kampion i Kosoves në vitet 90–ta për të rinjë
1...Kf6 2.Kf3 g6 3.g3 Fg7 4.Fg2 d6 5.c4 0–0 6.Kc3
Një hapje moderne dhe shumë e praktikuar nga shumë kryemjeshtër botëror,në kohën e vetë edhe Ficher e kishte armë të tij të fortë këtë hapje që e mbanë emrin "Indika e Mbretit"
6...Kbd7 7.0–0 c6 8.h3 e5 9.e4 exd4 10.Kxd4
I bardhi në turneun ndërkombëtar në Biel shumë herë e ka praktikuar këtë vazhdim 3.g3 dhe ka pasur rezultate të lakmueshme në po atë turne dhe deri këtu asgjë nuk është befasi
10...Db6 11.Kc2
[11.Kb3 Dc7 12.Fe3 Te8 13.Te1 Ke5]
11...Ke5 12.Ke3[12.b3 Da5 13.Fb2 Td8]12...Fe6 13.b3 Kfd7 14.Ka4 Da6 15.Fb2 Kc5 16.Kxc5 dxc5 17.Dc2 Tad8 18.f4 Kd3?
Lëvizje e dobët ndoshta më mirë është dashurë të luan i ziu 18...Kd7 dhe të pajtohet me një mbrojtje pasive
19.Fxg7 Mxg7 20.Tfd1 Kb4 21.Db2+ Mg8 22.a3 Kd3 23.Dc3 Td4 24.Kc2 1–0
FEDERATES SË SHAHUT TË KOSOVËS

Gjakovë, 11 Prill 2005

ME RASTIN E MBLEDHJES SË JASHTZAKONSHME TË KRYESISË SË FEDERATES ME DT. 12.04.2005

K.SH”Vëllaznimi” si njëri ndër klubet më të vjetra Kosovare dhe me traditë ne shahun Kosovar nuk mund të ia lejoj vehtes që të merrë pjesë dhe të jetë anëtarë në diqka që nuk është duke punuar si duhet (anëtar i FSHK-së). Me anë të reagimit të paradisa dite u munduam që të kontribuojmë në qartësimin e gjërave, por heshtja e juaj vazhdoi.
Publikimi i aferes së vizave në faqet e të vetmes adres elektronike të shahut Kosovar (poashtu jozyrtare), i befasoi mjaft dashamirët e shahut në klubin tonë dhe e vërtetoi dyshimin tonë në punën tuaj.
Sidoqoftë duke synuar përballimin e kësaj sfide të kryesisë së FSHK-së dhe mbarëvajtjen e garave të shahut në vendin tonë, ne do të mundohemi që me sygjerimet tona të kontribuojmë zgjidhjen e këtyre problemeve tona të panevojshme, të cilat sygjerime do të ndihmojnë anëtarët e kryesisë që në mbledhjen e nesërme të jenë konstruktivë.
K.SH”Vëllaznimi” pasi e shqyrtoi situaten në të cilen ndodhet shahu Kosovar pas kësaj afere dhe pas zhvillimeve me ardhjen e njerëzve të rinjë në krye të shahut Kosovar, nxorri këto vendime të rëndësishme të cilat mendojmë se mund të jenë edhe ndihmesë për punën tuaj të neserme:

1. Afera vizave:

- Të publikohen emrat e njerëzve të implikuar dhe të dënohen.
- Dënimet të jenë maksimale (5-10 vjet të mos marrin pjesë në organizimet Kosovare të shahut.
- Të caktohet një delegacion i cili do të viziton zyret e ECU-së dhe personalisht z.Kutin që në vendin e ngjarjes të kërkon falje dhe të ia argumenton qendrimet e Federates.
- Të informohet MKRSÇJR-ja, Drejtorati i Sportit me situaten e krijuar,
- Të informohen zyrtarisht klubet Kosovare me qendrimet e FSHK-së,
- Të bëhet zyrtar distancimi i FSHK-së me njerzit e implikuar në aferë dhe të njoftohen mediat dhe zyret e huaja në Prishtinë, ashtu që kjo aferë të mos ndikojë në problemet e vizave për shahistët tanë në të ardhmen.


2. Puna e FSHK-ë:

- Të përshpejtohet procesi i regjistrimit të klubeve (të vendosen kriteriume te njëjta për të gjitha klubet – fletëaplikacioni i njëjtë).
- Lartësia e kotizimit të klubeve të analizohet edhe njëherë për shkak të buxheteve të mjera të klubeve,
- Kryesia e FSHK-së të përpiloi një program të detajizuar të aktiviteteve dhe të paraqes mënyren e realizimit të tyre duke përfshirë dhe pjesen buxhetore.
- Të kontaktohen nivelet qendrore dhe locale kosovare, duke synuar ndihmen financiare te klubeve,
- Të kontaktohen miqtë tanë jasht Kosovës për ndihme në këtë aspect dhe jo të shkohet në humbjen e tyre për interesa të ngushta,
- Të përpilohet nje program I aktiviteteve të selekcionit të shumëpërfolur dhe të caktohen njerzit që do të punojnë në këtë aspect,
- Të vëhen bazat e rejtingut nacional dhe të kontaktohen njerzit që janë të gatshem të ndihmojnë,
- Të përpilohen programe të zhvillimit të shahut kosovar dhe me to të kontaktohen donatorët e mbrendshëm dhe të jashtëm të mundshem.

K.SH”Vëllaznimi” është I gatshem që jo vetëm të kntribuojë përmes këtyre reagimeve por edhe në vepër të ndihmojë FSHK-në me potencialin e vet me të cilin disponon.
Nëse mendoni të kontribuoni në zhvillimin e shahut kosovar dhe të arsyetoni vendin në të cilin ndodheni dhe misionin që e keni marrë mbi vehte, atëherë jeni me transparent dhe bashkëpunoni me të gjithë që ia donë të miren shahut kosovar.
Këto objektiva që ne I paraqitem per ju për mbledhjen e nesërme mendojmë që mund të fillojnë të realizohen menjëhër dhe se koha për to veq është duke kaluar.Le të jetë kjo sa për fillim të mbarë të punës dhe në të ardhmen të shifen potezat e juaj.















Kryesia e K.SH”Vëllaznimi” - Gjakovë

15/08/2007


27.10.2005
Në Prizren u mbajt turneu per nder te muajit Ramazan, ku ne kete turne ishin pjesmarres edhe shahistet nga Gjakova. Turneu u mbajt ne levizje te shpejta secili me secilin nga dy loje ne sistemin e bergerit ku ishin te pranishem 10 shahist.
Renditja përfundimtare:
1.Valmor Bardhi - 14.5 pike Prizren
2 - 3. Bekim Ermeni - 12 Gjakove2 - 3. Bashkim Shkurti - 12 Prizren
4.Gezim Kasumi - 11 Gjakove
5.Samet Kryeziu - 9 Prizren
6 - 7. Fatmir Krasniqi - 8 Prizren
6 - 7.Besim Kryeziu - 8 Prizren
8.Skenderi Hasi - 7 Gjakove
9.Albert Ajroni - 5.5 Gjakove
10.Veli Gashi - 3 Prizren
K.SH.Vëllaznimi-Gjakovë -klubi i parë Kosovar i regjistruar në "World chess clubs directory-Fide"

Letër dërguar kryesisë së F.SH.K-së 2005

Pershendetje z. të kryesisë së FSHK-së!
Kjo "z" para kryesisë me duket se e arsyeton punen tuaj te zellshme qe jeni duke e bere.Sot ne ditet kur informatika po bene perparimin me te madhe ne bote klubet kosovare te shahut per nje informat duhet te presin 20 dite pas perfundimit te nje mbledhjeje te federates (11 Mars 2005) qe ju te gjeni kohe dhe te na dergoni 5 rreshta informat per ate mbledhje e cila ka te beje pikerisht per ne.
Jemi ankuar shume ne mospunen e kryesive te kaluara dhe me nderrimet qe jane be, dhe me ardhjen e forcave te reja kemi mbajte shume shpresa se gjerat do te permiresohen, por ja qe diqka nuk po funksionon as me keto forca.Ka qene e rruges qe bile permes postes elektronike te informohemi se qka po ndodhe dhe pse kjo heshtje kaq e gjate."z" te kryesis mundohuni te jeni me transparent me problemet e juaja ne federat sepse se bashku do ti zgjidhim me mire dhe me lehte.Kane kaluar kohrat e mostransparences, jeni ne krye te nje institucioni sportiv qe meriton respekt dhe nese mendoni se dikush po e pengon punen e ketij institucioni ateher hajde se bashku ta luftojme.Ne heren e fundit me perfaqesusit tane iu dhame besimin pikerisht qe te jeni me aktive dhe me transparent dhe te luftoni njerzit e dyshimt dhe qe po pengojin zhvillimin e shahut, keshtu qe moshezitoni ne kete aspekt.Mos harroni se jemi nen lupen edhe te organizmit Europian te Shahut (ECU), i cili na ka pranu ne gjir in e tij qe te kemi mundesi me te medha te zhvillimit te ketij sporti.
Klubet Kosovare po kalojne kohrat me te veshtira financiare qysh se ekzistojne dhe ju ne vend qe se bashke me ne te ndermerrni ndonje akcion qe te kontaktojme strukturat sportive te nivelit qendror dhe lokal dhe te lobojme qe te ndihmohet ky sport, po merreni me vetveten dhe po silleni rreth zyrave te Federates.
Eshte koha kur ne duhet te paguajme edhe obligimet ndaj Federates suaj dhe tonen, dhe çfare informata keni ju dhe na lidhur me kete çeshtje?A mjafton te thuani se paguani kete shume dhe mbaruat punen me Federaten.
Tani diqka per informaten e dites se sotme:
Federata ju lutem te gjene 5 minuta kohe dhe ta qelni nje faqe bile te postes elektronike dhe te dergoi informatat zyrtare dhe jo te perdoren adresa personale te anetareve te kryesise.
Regjistrimi i klubeve nenkupton te ju dergojme nje liste te shahisteve deri me 15.04.2005 siq eshte bere deri me tani apo do te ndryshoni diqka se nga kjo po del se ju forcat e reja qenket vetem vazhdimsi e atyre te meparshmeve.Gjeni edhe ketu 5 minuta kohe dhe i beni disa fleteaplikacione apo diqka te ngjajshme qe klubet ti mbushin dhe ai regjistrim te ngjaje diqka bile te gjitha klubet te regjistrohen njejte.
Licencimi, çka eshte kjo vetem pagesa e kotizimit apo edhe obligimet qe merrni ju, te cilat nuk po i shofe se i keni qartesuar.
Tempo e lojes 1,5 h + 30 sec per levizje, çka do te thote kjo?Edhe 30 sec dhe mbaron loja apo gabim shtypi keni deshte me e shkru 30 min.
Liga e dyte, duhet te pritet deri ne daten e fillimit te garave qe te dihet per sistemin me dy apo nje grup apo do te njoftohemi me kohe.Vendi i organizimit te garave nuk dihet ende me siguri si zakonisht.
Duke shpresuar qe ky reagim i K.SH"Vellaznimi" drejtuar kryesis se FSHK-se do te kontribuon ne qartesimin e gjerave dhe mbarevajtjes se garave te shahut ne vendin tone, ne iu pershendesim.
K.SH"Vellaznimi" - Gjakove
KSH ”Vëllaznimi”
Gjakovë
1971
E-mail: vellaznimishah@yahoo.com
Tel: 044 133 888
044 168 737

SHKËLZEN AJRONI – GENI FADIL BERISHA ALBERT BERISHA

TURNIRI MEMORIAL “ GENI – FADILI – ALBERTI “ 4
10.06.2007 ( e diele), Lokalet e K.SH”Vëllaznimi” - Gjakovë

DREJTORIA PËR KULTURË, RINI DHE SPORT
KLUBI I SHAHUT “VËLLAZNIMI” - GJAKOVË

FTESË

Me rastin e ditës së çlirimit të qytetit - 14 Qershorit, K.SH”Vëllaznimi” organizon turnirin memorial të shahut “Geni – Fadili – Alberti”- 4, të katërtin me radhë, me datë 10.06.2007 ( e diele ) ne lokalet e klubit te shahut “Vellaznimi”, duke filluar nga ora 11.00.
Turniri është individual dhe në të pritet të marrin pjesë shahistet më kualitativë të qytetit si dhe shahistët e ftuar nga klubet tjera Kosovare.
Turniri organizohet në sistemin secili me secilin, në kohëzgjatje prej 15 min. për shahistë.
Drejtorati për Kulturë, Rini dhe Sport i K.K të Gjakoves dhe K.SH”Vëllaznimi” për shahistët më të suksesshëm ka siguruar dhurata modeste.




Gjakovë, Qershor 2007 K.SH”Vëllaznimi”-Gjakovë
Turneu Memorial në Gjakovë sipas webfaqes "Kosovachess"

13/08/2007

Statuti i Klubit

Në bazë të nenit 26 të Ligjit për sport, Kuvendi i Klubit te Shahut
“Vellaznimi” - Gjakove në mbledhjen e dates 05 .02.2005 nxori këtë:
S T A T U T
I. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1.
Me këtë Statut përcaktohet statusi, organizimi i brendshëm dhe fushëveprimi i
K.SH”Vellaznimi”- Gjakove
Neni 2.
Emri i klubit është: Klubi i Shahut “Vëllaznimi” - Gjakove.
Selia e klubit është në Gjakove
Neni 3.
Klubi është person juridik dhe vepron në pajtim me Statutin e FIDE-s, Ligjin për Sport dhe
Ligjin mbi Organizatat jofitimprurëse.
Neni 4
Klubi e ka xhirollogarinë e vet.
Neni 5.
KLUBI I SHAHUT “VËLLAZNIMI”
(në tekstin e mëtejmë: K.SH “VELLAZNIMI”) është asociacion i sportit të shahut me qëllime programore, me të drejta dhe detyra të përcaktuara me këtë Statut.
Anëtarësia në K.SH”VËLLAZNIMI” është e hapur për të gjithë banorët vendës të Kosovës,
pa marrë parasysh gjininë, ngjyrën, gjuhën, fenë, mendimin politik,
prejardhjen sociale apo etnike, lidhjet me bashkësinë etnike, pronën apo lindjen.
Neni 6.
K.SH”VËLLAZNIMI” e shtrinë veprimtarinë e vet në mbarë territorin e Kosovës
(me marrëveshje të posaçme dhe në bazë të interesit të ndërsjellë, mund të bashkëveprojë
edhe jashtë territorit të Kosovës me Federatat tjera simotra).
Neni 7.
K.SH”VELLAZNIMI” ka logon e vet : germa V dhe katroret e shahut,
në dizajn të diagrameve të paraqitjes grafike të lojës së shahut
K.SH “VELLAZNIMI” ka vulën e vet në të cilën në të dy gjuhët, shqip dhe anglisht shkruan:
KLUBI SHAHUT “VELLAZNIMI” DHE CHESS CLUB “VELLAZNIMI.
II. QËLLIMET DHE VEPRIMTARIA E KLUBIT TE SHAHUT
Neni 9.
K.SH ka për qëllim organizimin, masovizimin, zhvillimin dhe popullarizimin e shahut ndër
të gjitha kategoritë, moshat, gjinitë, etj.
Ai krijon kushtet për të plotësuar nevojat e popullatës për lojën e shahut.
K.SH angazhohet për kultivimin e marrëdhënieve të shëndosha njerëzore në frymën e tolerancës,
idealeve olimpike, të paqës, solidaritetit,
miqësisë dhe lojës së ndershme në të gjitha nivelet dhe format e organizimit.
K.SH angazhohet për ngitjen e vazhdueshme të cilësisë së lojës së shahut
për të arritur përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe vepron në drejtim të afirmimit ndërkombëtar të shahut kosovar në përgjithësi.
Për këtë qëllim ajo anëtarësohet në FIDE
(Federatën Ndërkombëtare të Shahut) duke njohur, aprovuar dhe zbatuar Moton, parimet, Statutin, rregullat dhe rregulloret e saj.
K.SH vepron kundër përdorimit të dopingut, në përputhje me vendimet e AOK-it dhe FIDE-s.
Neni 10.
K.SH zhvillon këto aktivitete:
Merr pjese ne kampionatet ekipore të Kosovës për të rritur, të rinj, fëmijë dhe femra;
organizon kampionatet vetjake të qytetit për të rritur, të rinj, fëmijë dhe femra;
organizon gara të tjera duke përfshirë edhe turnetë ndërkombëtare;
organizon ndeshje miqësore ;
organizon kampionatet e qytetit për shahistë të hendikepuar, të vërbërit etj,
organizon seminare për gjyqtarë, trainjerë dhe organizatorë shahu;
nxitë dhe ndihmon ne forminin e shkollave te shahut,
dhe implementimin e tij nëpër sistemin shkollor të qytetit;
nxitë dhe ndihmon në forma të ndryshme klubet e shahut të Kosovës;
III. ANËTARËT E K.SH “VËLLAZNIMI”
Neni 11.
Anëtarët e K.SH-së janë: shahistet e qytetit ,
format tjera organizative ( shoqatat) te cilat anëtarësohen në K.SH, si dhe individët.
Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për anëtarësim në K.SH janë:
-Deklarata me shkrim e e aplikuesit për zbatimin dhe respektimin e
Statutit dhe akteve tjera normative të K.SH-së.
- -Emrat e personave të autorizuar për përfaqësim,
-Numri i xhirollogarisë,
-Marrëveshja për zgjedhjen e konflikteve,
Anëtarë individualë të K.SH-së janë
Kryetarët e nderit të cilët mund të emërohen në Kuvendin zgjedhor të K.SH-së.
Kryetarë Nderi mund të emërohen vetëm kryetarët e mëparshëm
duke pasur parasysh meritat e tyre të posaçme për zhvillimin e shahut në Kosovë.
Bordi i K.SH-së i pranon anëtarët e rinj në anëtarësi të klubit, përveç anëtarëve individual.
Neni 12.
Çdo anëtar i klubit duhet ta paguaj anëtarësinë vjetore të cilën e cakton Bordi.
Anëtari mund të dalë nga klubi, atëherë kur i kryen të gjitha
obligimet financiare ndaj klubit dhe anëtarëve të saj.
Anëtari mund të përjashtohet nga K.SH,
kur i thyen dispozitat e Statutit dhe akteve të tjera normative të K.SH-së.
Vendimin për përjashtim nga anëtarësia e bie Kuvendi,
Efektet e përjashtimit veprojnë nga dita e marrjes së Vendimit.
IV. ORGANET E FSHK-së
Neni 13.
Organet e K.SH-së janë:
- Kuvendi
- Kryesia ( Bordi)
- Kryetari
- Këshilli mbikqyrës
KUVENDI
Neni 14.
14.1 Kuvendi është organi më i lartë i K.SH-se
14.2 Në Mbledhjen e Kuvendit marrin pjesë delegatët përfaqësues të subjekteve nga neni 11
alinea 1 të këtij statuti.
14.3 Anëtarë të Kuvendit janë edhe kryetari i K.SH-se dhe anëtarët e Kryesisë.
14.4 Anëtar i Kuvendit është edhe Kryetari i nderit.
14.5 Në mbledhjen e Kuvendit mund të marrin pjesë edhe mysafirë të ftuar pa të drejtë vote.
Neni 15.
Të gjithë anëtarët-delegatët për Mbledhjen e Kuvendit kanë të drejtë vote dhe të drejtë
që të zgjedhin e të zgjedhen në Kryesi dhe organe të tjera të K.SH-se, me përjashtuar delagatet nga neni 14.4.
Kryetari i nderit nuk ka të drejtë të zgjidhet.
Neni 16.
Mbledhjet e Kuvendit mund të jenë të rregullta dhe të jashtëzakonshme.
Kuvendi i rregulltë mbahet çdo vit dhe e thërret Kryetari ose Kryesia e K.SH-ës.
Kuvendin e jashtëzakonshëm mund ta thërrasin Kryetari, 2/3 e anëtarëve të Kuvendit, 2/3 e anëtarëve të Kryesisë dhe Këshilli mbikqyrës.
Ftesa duhet të dërgohet më së largu 14 ditë para mbledhjës,
ndërsa materiali 7 ditë para Kuvendit.
Kuvendi i jashtëzakonshëm mundë të vendosë vetëm për çështjet për të cilat është thirrur.
Kuvendin e jashtëzakonshëm duhet ta konvokoj
Kryetari në afat prej 30 ditëve prej ditës së kërkesës,
në të kundërtën kuvendin mund ta konvokojë edhe inicuesi.
Neni 17
Kuvendi mund të bie vendime nëqoftëse janë të pranishëm më shumë se gjysma e antarëve të Kuvendit.
Neni 18.
Kuvendi zgjedh kryesinë e punës, procesmbajtësin, komisionin verifikues dhe
nëqoftëse ka nevojë edhe trupa tjera punuese.
Në mbledhje mbahet procesverbali të cilin e nënshkruajnë kryetari dhe anëtarët e
kryesisë së punës dhe procesmbajtësi.
Kuvendi merr vendime me shumicën e anëtarëve të pranishëm, të cilët e kanë të drejtën e votës.
Nëqoftëse vendoset për ndryshimet statutare,
ose për pushimin e punës së Federatës për një gjë të tillë
duhet të votojnë 2/3 e anëtarëve të pranishëm.
Votimi është publik, në qoftëse Kuvendi nuk vendos ndryshe.
Kuvendin e udhëheq kryesia e punës, të cilën e përbëjnë:Kryetari i K.SH-së dhe dy anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi.
Vendimet e Kuvendit janë të obligueshme për të gjithë anëtarët dhe organet e Federatës.
Procedura dhe mënyra e punës së Kuvendit,
më përafërsisht rregullohen me Rregullorën e punës së Kuvendit
Neni 19.
Të drejtat dhe detyrat e e Kuvendit janë:
19.1 nxjerrja e rregullorës së punës së Kuvendit;
19.2 nxjerrja, plotësimi dhe ndryshimi i statutit të K.SH;
19.3 nxjerrja e programit të punës së K.SH-se;
19.4 nxjerrja e planit të zhvillimit;
19.5 zgjedh dhe shkarkon organet e veta: Kryetarin,
Kryesinë e K.SH-së dhe Këshillin Mbikëqyrës;
19.6 Emëron kryetarët e nderit.
Organet e Kuvendit kanë mandat 4 vjeçar.
KRYETARI
Neni 20.
Kryetari është njëkohësisht edhe kryetar i Kryesisë, Kuvendit dhe i K.SH.
1. Kryetari zgjedhet me shumicë votash të përgjithshme të delegatëve të Kuvendit.
2. Mandati i Kryetarit zgjatë katër (4) vjet, me mundësi të rizgjedhjes .
3. Kryetari i propzon kuvendit nenkryetarin dhe zgjedh dy (2) anëtarë të Kryesisë
në kohëzgjatje prej dy (2) vjetësh.
4. Kryetari kryeson mbledhjet e Kuvendit, kujdeset për zbatimin e vendimeve dhe konluzioneve dhe për mbarëvajtjen e punës së Kuvendit,
Kryesisë dhe të K.SH-së në përgjithësi.
5. Kryetari i nënshkruan aktet që i aprovan Kuvendi dhe Kryesia.
6. Kryetari perfaqëson K.SH-n.
7. Kujdeset per ligjshmerinë e punës në K.SH.
8. Zbaton dhe udhëheqë politikën e K.SH-së.
9. Kryetari është urdhërdhënës në realizimin e planit financiar,
nënshkruan dokumentat financiare dhe mbanë shënime financiare të K.SH-së
dhe për to i raporton: Kryesisë,
Kuvendit dhe Departamentit Administrativ të Sportit të Kosovës.
10. Kryetari për punën e vet i përgjigjet Kuvendit të K.SH-së.
11. Kryetari mud të shkarkohet edhe para skadimit të afatit
për të cilin është zgjedhur në rast se humb besmin e anëtarëve të K.SH-së.
12. Për shkarkim të kryetarit vendos Kuvendi i K.SH me vota të mëshefta dhe shkarkimi konsiderohet i vlefshëm nëse për të vendoset me shumicë votash
të përgjithshme të anëtarëve të Kuvendit.
13. Në mungesë të vet, Kryetari zëvendesohet nga nënkryetari .
KRYESIA
Neni 21.
1.Kryesia është organ ekzekutiv i Kuvendit dhe ushtron punët
për të cilat ai e autorizon në pajtim me këtë Statut.
Bordi udhëheq me punën e K.SH-së në mes të dy mbledhjeve të Kuvendit.
Mbledhjet i thërret Kryetari e në mungesë të tij nënkryetari .
Mbledhjet janë të rregullta ose të jashtëzakonshme.
Mbledhja e jashtëzakonshme mund te konvokohet nëse për një gjë të tillë deklarohet shumica e anëtarëve të Bordit.
2.Kryesia zbaton vendimet dhe konkluzat e Kuvendit.
3.Ajo punon në mbledhje (përveç në raste të jashtëzakonshme)
dhe vendimet i merr me shumicë votash të anëtarëve të vet.
4.Bordi në fushëveprimtarinë e punës së vet kryen këto punë:
-Propozon Statutin dhe aktet tjera Kuvendit,
-Përgatit mbledhjet e Kuvendit dhe materialin përcjellës,
-Egzekuton vendimet e Kuvendit,
-Aprovon rregulloret e brendshme të K.SH-së,
-Përpilon planin e punës dhe atë finansiar të K.SH-së,
-Vendos për blerjen ose shitjen e pasurisë së K.SH-së,
-Emëron dhe shkarkon Sekretarin e përgjithshëm,
-Aprovon planprogramin e punës së Këshillit profesional,
-Emëron dhe shkarkon trajnerët e reprezentacioneve,
-Emëron dhe shkarkon Komesarin e garave,
-Aprovon raportet e Këshillave dhe Komisioneve të Bordit,
-Miraton sitemin e garave, kalendarin dhe propozicionet e garave,
-Bartë të drejtën e organizimit të garave nën ombrellën e K.SH-së,
-Cakton lartësinë e anëtarësisë dhe kotizimeve për anëtarët e K.SH-së,
5. Bordi numëron nëntë (9) anëtarë dhe përbëhet prej: Kryetarit,
Nënkryetarit dhe shtatë (7) antarëve tjerë, prej të cilëve pesë (5) zgjedhen nga kuvendi,
ndërsa dy (2) emërohen nga Kryetari.
Në Bordin e klubit duhet të jenë të përfaqësuara edhe minoritet dhe femrat në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sportin.
Kryetari i Nderit është anëtar ex-oficcio i Bordit, pa të drejt vote.
Vetëm një kryetar nderi mund të jetë anëtar i Bordit,
ndërsa në rastin kur emërohet një kryetar i ri nderi,
kryetari i mëparshmem i nderit do të mbaj titullin
Kryetar Nderi, por do t’ia lëshojë vendin në bord Kryetarit të Nderit të ri.
6.Kryetari i Bordit është edhe Krytar i Kuvendit
Neni 22.
Zgjedhja e anëtarëve të Kryesisë bëhet me vota të mëshefta.
Listat e votimit përmbajnë emrat e kandidatëve dhe postet e tyre në Kryesi për të cilat kandidohen.
Së paku 30% të kandidatëve në listat e votimit duhet të jenë femra.
Së paku 10% të kandidatëve në listat e votimit duhet të jenë nga bashkësitë e pakicave etnike.
Neni 23.
Njëri prej anëtarëve të Kryesisë duhet të jetë femër dhe një tjetër nga bashkësitë e pakicave etnike.
Neni 24.
Kryesia takohet sa herë që është e nevojshme, por jo më pak se një herë në muaj.
Për punën e vet Kryesia i përgjigjet Kuvendit.
Neni 25.
Mënyra e punës dhe procedura e vendimarrjës në Bordin e K.SH-ës,
më përafërsisht rregullohen me Rregullorën mbi punën e Bordit.
Neni 26.
Bordi mund të formojë komisione të përhershme dhe ad hoc,
vendos për kompetencat e tyre dhe emëron anëtarët e tyre. Komisionet dhe këshillat për punën e tyre i përgjigjen Bordit.
Komisionet-Këshillat e përhershme janë:
-Këshilli profesional,
-Komisioni për kalimin dhe regjistrimin e lojtarëve,
-Komisioni-komesari i garave,
-Komisioni për çështje të referimit dhe rregulla të lojës, dhe
-Komisioni Disciplinor.
KËSHILLAT DHE KOMISIONET
Neni 27.
Këshillat dhe komisionet caktohen dhe emërohen me vendim të posaçëm të Kryesisë,
me ç’ rast caktohet fushëveprimi dhe përbërja e tyre.
Këshillat dhe komisionet drejtohen nga kryetarët e tyre dhe për punën e tyre njoftojnë
me shkrim kryetarin apo sekretarin e K.SH
KËSHILLI MBIKËQYRËS
Neni 28.
Këshilli mbikëqyrës kujdeset për mirëvajtjen e veprimtarisë materiale e financiare të K.SH
dhe për këtë i raporton me shkrim Kryesisë dhe Kuvendit.
Këshilli ka tre (3) anëtarë me mandat katër (4) vjeçar,
me mundësi të vazhdimit të mandatit edhe per nje mandat.
V. DISPOZITAT FINANCIARE
Neni 29.
Klubi financohet nga:
-Anëtarësia,
-Donacionet e personave fizik dhe juridik,
-Marketingu,
-Të hyrave nga organizimi i garave dhe
-Burimet tjera të lejuara në bazë të Ligjit.
Neni 30.
Me afarizmin financiar të klubit udhëheq
Kryetari në bazë të planit finansiar dhe vendimeve të Kuvendit dhe Bordit.
Për ndihmë në realizimin e afarizmit të klubit,
mund të punësohet referenti finansiar në përputhje me Ligjin mbi mardhanjet e punës.
VI. GARAT
Neni 31.
Garat zyrtare në Kosovë mund të organizohen vetëm nga Bordi i K.SH-së,
ose organi i autorizuar nga Bordi.
Garat zhvillohen në bazë të rregullave të FIDE-s dhe rregulloreve të FSHK-së.
Në udhëheqjën e garave organi përkatës i
garave duhet t’i respektoj të gjitha vendimet e FIDE-s.
VII. PUNA PUBLIKE
Neni 32.
Puna e K.SH-së dhe organeve të saj është publike,
e cila arrihet përmes konferencave për shtyp dhe me pjesëmarrjen e gazetarëve
në mbledhje dhe në veprimtaritë e K.SH.
VIII. DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 33.
Të gjithë anëtarët e K.SH-së nga neni 11 i këtij
Statuti detyrohen që statutet dhe aktet e tjera normative të tyre t’i harmonizojnë dhe
përshtasin me këtë Statut dhe me Urdhëresen nga neni 5 i po këtij statuti
në afat prej nëntëdhjetë (90) ditësh nga dita e nxjerrjës së këtij statuti,
ndërsa në rast të kundërt nuk do të konsiderohen anëtarë të K.SH-së.
Gjakovë, më 5 shkurt 2005
KLUBI I SHAHUT
“VËLLAZNIMI” - GJAKOVË
Enver Berisha
E-mail:
kshvellaznimi@yahoo.com
Tel:
044 133 888
044 168 737
044 236 564

Gjakova...
















Intervista-Arsim Hana-ish shahistë i K.Sh."Vëllaznimi"


Kaluan shumë vite dhe jeni jashtë rrjedhave të shahut kosovarë,sa jeni të informaur për aktivitetet për shah në Kosovë ?
Po eshte e vërtetë, unë që nga viti 1985 thuase nuk jam drejtpërdrejt i kyqur në rrjedhat e shahut Kosovar dhe nuk jam prezent në aktivitetet Kosovare të shahut. Që nga kjo kohë kryesishtë jam marrë me shah dhe kam qene prezent në aktivitete të shahut të organizuara në Kroaci dhe Gjermani. Gjatë viteve 1985 – 1992 kur isha student në Kroaci rrespektivisht në Zagreb, unë pata fatin të marrë pjesë në disa turnire të qytetit si dhe në disa turnire ndërkombetare – OPEN turnire që organizoheshin në këtë qytet. Duhet thënë që krahas obligimeve universitare, suksesi im në këto aktivitete ishte shumë i mirë.
Shumë vite kaluan jashtë Kosoves,dhe shkurtimisht a mundeni të përshkruani aktivitet tuaja në lojen e shahut në Gjermani ?
Pas përfundimit të studimeve në Kroaci (kam përfunduar Fakultetin e Veterines) mu dha rasti të shkojë në Gjermani dhe të filloj të punojë atje me çrast u hap dhe një mundesi që të vazhdojë të jam prezent në aktivitetet e shahut atje. Fillimisht u aktivizova në klubin e shahut « Nordhorn », klub që aktivizohej në rangun e dytë të ligës Gjermane. Duhet potencuar që ky klub në rradhët e veta ka disa Kryemjeshter dhe Mjeshter Nderkombetare dhe se ky klub dhe ky qytet organizon turnirin tradicional në të cilin luajnë shumë shahistë të mëdhenjë botëror. Në të njëjten kohë të rinjët e këtij klubi janë kampion të shtetit Gjerman, që d.m.th se në këtë klub punohet mjaftë në shah dhe që kanëe një traditë të herëshme. .
Disa turnire që duhet vequar dhe takimet me shahistët eminentë botëror,cilat ishin përshtypjet tuaja nga këto takime ?
Kam luajtur disa turnire si dhe për klubin tim në disa takime me rëndësi dhe mendoj se kontributi im ka qenë në një shkallë të lartë dhe i cilsuar me nje notë të lartë nga puntorët e shahut ne Gjermani.Kisha takime me kryemjeshtër eminent botëror ,ku duhet vequar takimet me Shirovin,Korchnoin si dhe Timanin që ishin pjesmarrës të turnirit tradicional që organizohet në Nordhorn.Për të gjitha rezultatet si dhe turnirët në Gjermani dhe disa ne Zvicerr mundën dashamirët e shahut të klikojn në adresat e më poshtme dhe aty mundën të mësoj diqka më shumë nga turniret e mia….
Bundesliga Ergebnisdienst Hamburg
Schachbund NRW e.V.
Niedersächsischer Schachverband eV - Bezirksmeisterschaften 1999 ...
Blitz turnir në Zürich 2001
NSV - Ergebnisdienst
Oberliga Nord West 2004/2005 Ergebnisse des 9. Spieltags (2005-01 ...
Oberliga Nord West 2004/2005 Ergebnisse des 3. Spieltags (2005-01 ...
Einzelergebnisse
Ergebnisse 1996/97
Vendi i parë në Open Zurich 2001
20. Internationales Schnellschachturnier Grp.B
Nordhorn shahfestival
Navision Cup 2005
Turniri i fundit i juaj ishte blitz 24 orë në Dresden,a mendoni se edhe në Kosovë mundet të organizohet një aktivitet i tillë ?
Po, ishte ky një turnir shumë interesant për mua dhe një përvojë e re lidhur me organizimin e garave të shahut. Në fillim më duhet të them se ishte ngarkesë për shahistët të rezistojnë një gare të tillë maratonike por në të njëjten kohë një mundesi që të realizosh një numër të madhë të partive me shumë shahistë cilësor.
Sa i përketë organizimit të një manifestimi të tillë të shahut në Kosovë, unë nuk jam në ngjarje si qendron situata me çështjet teknike të një organizimi të tillë sepse ky turnir në Gjermani tregoj që organizatori do të duhej të jetë i përgatitur teknikisht – të posedoj programin adekuat për një numër të madhë të shahistëve pjesëmarrës dhe të kalkuloj çiftet për parti në disa rrathë në mes vehte. Poashtu të kyqur në këtë aktivitet ishin shumë njerëz që në vehte ngërthen shpenzime shtesë si dhe shpërblime rrespektabile për joshjen e pjesëmarrësve.
Unë e di që edhe në Kosovë aktivistet e shahut dhe njerzit që merren me shah kanë filluar të aplikojnë këto gjëra në aktivitetet e tyre por ky lloj turniri paraqet ngarkesa shtesë që do të duhej një përvojë shtesë.
Shpresoj që edhe në Kosovë ka kapacitete për një organizim të tillë dhe pse jo që edhe atje të organiuzohen këso lloj turniresh.

Shahistet Kosovar 4 vitet e fundit ishin pjsmarrës në Kupen e klubeve dhe nga këto katër vite kemi vetëm një normë për mjeshtër ndërkombëtar (Fejzullahu) a mundët të quhet ky një sukses apo ka mundur më mirë ?
Njeriu gjithmonë synon më të miren dhe normal që ka mundur të jetë më mirë edhe në këtë drejtim. Por ajo qka më shqetëson mua dhe që është drejtpërdrejt e lidhur me pyetjen e juaj është pikërisht mospuna me të rinjët dhe mosperspektiva e shahut Kosovar në këtë drejtim.
Titujt vijnë me kohë nëse punohet me të rinjët.
Kosova për fatë të mirë ka filluar të hapet me boten e shahut dhe të ketë mundesi të luajë në turnire ndërkombetare, kështu që tani nuk është kurrfarë problemi te kemi edhe tituj më shumë.
Fatkeqësija është që si dikur kur unë luaja në Kosovë edhe tani po mpërsëritet e njëjta gjë që të njëjtit shahistë luajnë në turnire nderkombetare dhe që përkrahja institucionale apo e klubeve për këtë është e pakoordinuar.
Me dallim nga zyrtarët e federatës në Kosovë ,që nuk i përkushtojnë kujdes gjeneratave të reja,qka mundë të propozoni nga përvoja e juaj nëpër klubet gjermane që ju ka lënë mbresa ,se si duhet të punohet me talent të rinjë ?
Eh tani keni prek një temë që unë vetem diqka fillova të flas më heret tek përvojat e klubit tim në Nordhorn.
Unë mendoj që tërë potenciali i Federates së Shahut në Kosovë duhet të orientohet ne këtë drejtim.Pra, të organizohen dhe të përkrahen edhe materialisht shkollat e shahut në të gjitha klubet apo trevat Kosovare. Të trajnohen udhëheqësit e këtyre shkollave me programet e shkollave nga jashtë dhe të licensohen njerzit që do të udhëheqin këto shkolla.
Të sigurohen mjete dhe shuma më e madhe e tyre të orientohen në këto trajnime, pjesëmarrje të të rinjëve ne gara së pari kombetare dhe pastaj edhe nderkombetare.
Pas një periudhe prej 5-6 vitesh ne do të kemi shumë mjeshter nderkombetër dhe jo siq thate edhe ju, mezi e kemi një !

Në Kosovë kemi ligën e klubeve,kampionatin individual dhe kupen e klubeve,duke mos llogaritur turnet memoriale rapid,a janë të mjaftueshme këto aktivitet kur diht se në Kosovë ka shumë të interesuar për lojen e shahut ?
Për mua më shqetësuese është mënyra e organizimit të këtyre aktiviteteve që veq jane ,se sa numri i tyre. Unë nga informatat që kam nga miqtë e mi në Kosovë po dëgjojë që këto aktivitet po organizohen me shume probleme dhe nga shumë njerëz joprofesional. Unë mendoj që pikërisht mënyra e organizimit, zbatimi me përpikëri i rregulloreve të shahut, kualiteti i sallave të garave, profesionalizmi nga ana e organizatorëve do të duhej te jenë prirëse për gjerat tjera. Numri i aktiviteteve do të shtohej me kualitetin e organizimit të tyre.
Në Federaten e shahut të Kosoves sipas mendimit tim kryesia e vjetër ishte shembull për kryesin e re që ka dy vite puna e kësaj kryesia llogaritet nën zero,pse ndodhë kjo tek ne ,dhe sa e sa kohë duhet të kalojë që të përmisohemi pakë dhe të respektojm funksionet që shoqëria i voton ?
Po unë kur pot hem na duhen njerëz profesionist nuk po mendoj vetem që ata njerëz duhet të dine të luajnë shah. Ata njerëz që marrin mbi vehte të udhëheqin me një federatë në këtë rast shahu do të duhej së pari të jenë njerëz të rrespektuar nga shahistet, menagjerë të mirë, vizionar, të përqendruar në detyren dhe jo të angazhuar në shumë punë, komunikativë, etj.etj. Shkurt të jenë serioz me pozicionin dhe obligimin e marrë dhe jo të merren me interesa të ngushta. Sa i përketë kryesis së vjetër a ishte shembullë për kryesin e re më së miri duhet të përgjegjën të rinjët e Kosovës që ju është ndaluar pjesmarrja nëpër kampionatet evropiane dhe në përgjësi ato ndërkombëtare!
Rezultati i dobët i dy ekipeve kosovare ne kupen e klubeve në Austri që ishte ne muajn tetor ,si e komentoni si mos aktivitet ne Kosovë ,turnire që mungojnë, buxheti i vogël,apo kupa është luajtur ne muajn e ramazanit ?
Po pajtohem kur thua si mos aktivitet në Kosovë duke menduar në aktivitete serioze në kosovë, ku shahistet tanë do të mund të luanin gjatë vitit shumë parti të forta me shahistë të fortë. Pra mungojnë turnire në Kosovë të organizuara si duhet dhe kjo është arsyeja që bie edhe kualiteti i lojrave dhe pjesemarresve.
Sa i përketë buxhetit sipas informacioneve që kam unë në disa rapid turnire që po quhen atje dhe me mënyren e organizimit të tyre dhe nga shpërblimet që po jepen atje, unë nuk po shofë që po mungon buxheti. Krahasuar me këtu dhe në disa vende të Europes turnire të tilla një ditore nuk kanë fond të shpërblimeve më të madhe se atje.
Kjo kupë me qenë se ishte aktuale për shahistët Kosovarë ku do që ishin,e jeni të mendimit se më shumë shfrytëzohet për pushimë dhe më pakë që të luhet shah, apo shahistet Kosovar aqë munden dhe kryesore është se jemi pjesmarrës ?
Po me shahistë të njëjtë për çdo vjet ne vijmë në situatë që ata ta konsiderojnë këtë një pushim dhe asgjë më tepër. Atë që jemi ne pjesëmarrës është shumë me rëndësi sepse unë po mendojë për gjeneratat që po vijnë të mos e kenë këtë barier .
I vetmi mjeshtër ndërkombëtar Kosovar i suspenduar(Sadiku),të rinjët Kosovar të suspenduar nga garat ndërkombëtare prej federates ,eloja kosovare edhe më tutje figuron me SCG,asnjë turnirë ndërkombëtar i organizuar në Kosovë (duke mos llogaritur turnirin e memorial të Kaçanikut që nuk është i pranuar ne Fide),Kosova pa selektor, eloja nacionale nuk egziston, dhe shume shume tjera që para ndëkombëtarve dukemi jo serioz që të pranohemi si federatë ne mesin e federatave tjera ,qka mendoni që të gjitha këto të përmisohen ,dhe si do të organizonit e gjithë këtë ngecje ?
Ajo qka ka ndodhë është pasojë e asaj që thashë më heret që federaten po e udhëheqin njerëz që merren me interesa të ngushta dhe që nuk janë vizionar të shahut. E kaluara dhe ngjarjet që po cekni ju e argumentojnë këtë që po e them. Na duhen njerëz serioz që vendosin të sakrifikohen për këtë punë dhe nuk do të kursejnë asgjë e jo njerëz që duan të përfitojnë apo të akualizohen me këtë punë.
Të gjitha këto probleme teknike rreth organizimit, elos, selektorit, garave serioze, denimeve do të rregulloheshin me një seriozitet të njerëzve tanë.
Unë kam besim se në Kosovë ka mjaftë njerëz serioz që e duan shahun dhe që janë të gatshëm të sakrifikohen dhe të punojnë që të gjitha këtyo gjera ti përmirësojnë. Në të njëjten kohë kemi mjaftë shahistë Kosovar që janë jashtë Kosoves që me përvojen e tyre do të ndihmonin në këtë aspekt.
Planet tuaja ,dhe aktivitet e mundshme ne lojen e shahut ?
Po unë shpresoj që pas stabilizimit tim me punë të filloj të punojë pak na shah dhe krahas aktivitetit tim ekipor ne klubin Nordhorn të jem më aktivë në turniret individuale këtu ne Gjermani.
PER FUND PO APELOJ TEK NJERZIT QE UDHEHEQIN ME SHAHUN KOSOVAR
" PUNONI ME TE RINJE SEPSE SHAHU KOSOVAR PO PLAKET ,
EUROPA PO LUAJNE ME KRYEMJESHTER 12-15 VJEQAR!"

Turneu Memorial "GENI-FADILI-ALBERTI" 2007


Tabela përfundimtare

1. Valmor Bardhi 9.0 pike (K.SH"Vellaznimi")

2. Bekim Ermeni 9.0 - (K.SH"Vellaznimi")

3. Besim Kryeziu 8,5 - (K.SH"Vellaznimi")

4. Xhafer Mustafa 8.0 - (K.SH"Vellaznimi")

5. Sabahudin Kollari 8.0 -(K.SH"Rahoveci")

Turneu Memorial "GENI-FADILI-ALBERTI" 2006


Tabela Përfundimtare
1. Myrtez Hondozi 16 pike (klubi "Prishtina")
2. Naim Sahitaj 14 pika (Prishtina)
3. Valmor Bardhi 11,5 pike (Vellaznimi)
4. Bekim Ermeni 11 pike (Vellaznimi)
5. Albert Ajroni 8 pike (Vellaznimi)
6. Gezim Kasumi 8 pike (Vellaznimi)
7. Xhafer Mustafa 7 pike (Prizreni)

Turneu Memorial "GENI-FADILI-ALBERTI" 2005


12 Qeshor 2005
Restaurant MagnoliaGjakovë
Turniri memorial Geni-Fadili-Alberti 2

Tabela perfundimtare:
1. Myrtez Hondozi 12 pike
2. Naim Sahitaj 11.5
3. Bekim Ermeni 10.0
4. Sabahudin Kollari 10.0
5. Skender Hasi 7.0
6. Albert Ajroni 6.5
7. Masar Spahija 6.5
8. Shkelzen Bardoniqi 5.5
9. Sejdi Elezi 5.5
10.Masar Valla 4.5
11.Selami Delija 4.5
12. Gezim Kasumi 4.0
13. Shend Nagavci 3.0
14. Agron Qurdina 0.5

Turneu Memorial "GENI-FADILI-ALBERTI" 2004







GJAKOVË (13.06.2004)
Turniri memorial "Geni - Fadili - Alberti"


Turneu i hapur rapid 20 PJESMARRËS
HOTEL PASHTRIKU
Tabela përfundimtare:

1.M.Hondozi 6,0 pike
2.B.Sadiku 5,5 pikë
3.S.Hasi 5,5 pikë
4.Sahitaj 5,0 pikë
5.S.Kollari 4,0 pikë
6.L.Koshi 4,0 pikë
7.Zenuni 4,0 pikë
8.B.Ermeni 3,5 pikë
9.B.Bujupi 3,5 pikë
10.A.Koxha 3,5 pikë
11.A.Ajroni 3,0 pikë
12.G.Kasumi 3,0 pikë
13.M.Kollari 3,0 pikë
14.O.Koka 3,0 pikë
15.Murtezai 3,0 pikë
16.Kastarti 2,0 pikë
17.Osmani 2,0 pikë
18.SH.Bordonoqi 2,0 pikë
19.S.Kollari 2,0 pikë
20.B.Juniku 2,0 pikë

Rezultatet e pioniereve:
1. Samir Shehu ( Lepenci - Kaqanik) 5,5 ( buholci - 31,5 pike)

2. Sulejman Kollari ( Rahoveci) 5,5 - buholci me i dobet ( 29,5 pike)3.Shend Nagavci (Vellaznimi) 5,0 (28,5)

4.Fatos Halilaj (Vellaznimi) 5,0 ( 27.0)

5. Urim Murtezai (Vellaznimi) 5,0 (26,5)

etj.

Morren pjese shahiste nga Gjakova, Rahoveci, Deqani dhe Kaqaniku
24 pioniereTe gjithe u shperblyen me dhurata kurse me te miret me kupa, mirenjohje , lapsa dhe shkrepsa te turneut.
shperblimet:
1. 120 Euro, 2.80 euro dhe 3. 50 euro

12/08/2007


Historiku i K.SH."Vëllaznimi"

"Shahu Gjakovar nëpër vite"
Shënimin e parë për lojen e shahut në Gjakovë e hasim në gazeten "Rilindja" me 10.06.1948, ku thuhet se shahistët e klubit të shahut "Poleti" nga Prishtina zhvilluan një meq me shahistët Gjakovar. Meqi u zhvillua me 30.05.1948, në të cilin mysafirët kishin ngadhnjyer me rezultat 8 – 4.
Pavarsisht nga ky shënim thuhet se shahu në Gjakovë është luajtur edhe më herët në mënyrë të paorganizuar dhe atë nëpër shtëpija, lokale të ndryshme, si hotel "Liria", shtëpia e armates, klubi luftëtarëve, parku i qytetit, etj.

Sipas kujtesës së njërit nga pionierët e shahut Gjakovar z. Muhamet Shehu, në vitet 1941 – 1951 shah kanë luajtur: Mynib Bokshi, Xhafer Curri, Shefqet Bakija, Mahmut Zeka, Halil Mala, Mehdi Xharra, Bedrush Shehu, Mazllom Lluka, Avni Zajmi, Naim Zajmi, Gurbi Shehu, Avdyl Kaja, Xhavit Nixha, Besim Bokshi, Xhevdet Bardoniqi, Hilmi Vula , Gani Efendija, Asllan Lota, Ali Malsori, Ramiz Morina, etj.

Teraca a hotelit "Liria" lirisht mund të quhet lokal i klubit të shahut – aty luanin shah maratonik Rexhep Bytyqi, Muhamet Shehu, Neshet Vula, S.Petkoviqi, etj.Shumë të rinjë aty mësuan lojën e shahut.
Në vitin 1958, lidhja e rinisë e asaj kohe ka organizuar një turnir shahu me sistem eliminatorë, ku mes të tjerëve kanë marrë pjesë edhe Agim Kurtishi, Bashkim Bokshi, Lutfi Shehu, Skënder Berisha, etj. Vendi i parë i ka takuar Bashkim Bokshit dhe mund të thuhet se ky ishte turniri i parë i qytetit në shah dhe kampioni i parë i qytetit në shah.
Në vitet e 60 –ta, Hilmi Vula në atë kohë arsimtar pranë shkollës fillore "Emin Duraku", ka merita të veçanta në popullarizimin e shahut ndër nxënës dhe në përgjithësi në qytet.
1960 – 1970 kishte tendenca të luajtjes së shahut në form të organizuar, por tek në vitin 1971, entuziatet e shahut Galib Murtzai, Enver Berisha, etj pas një pune disa muajshe, arritën që të organizojne mbledhjen konstituive të klubit të shahut. Në atë mbledhje ku ishin të pranishem edhe mysafirë nga Lidhja e Shahut e Kosovës, u vendos që klubi të quhet:
KLUBI I SHAHUT "VËLLAZNIMI" – GJAKOVË
Po në këtë vitë u organizua turniri i parë i klubit, ku morrën pjesë 16 shahistë. Vendi i parë i takoi Enver Berishes me 12,5 pikë, vendi dytë Ramiz Morina dhe Xhevdet Bardoniqi me nga 11 pikë, etj.
Fillimi i aktivitetit të klubit karakterizohet me punën e palodhshme të Muhamet Shehut, Galib Murtezait, Xhevdet Bardoniqit, Enver Berishes, Avdullah Sylhasit, Selami Delis, etj.
Pason plejada e shahistëve: Skender Hasi, Bashkim Meqa, Skender Mullaejupi, Avdurrahman Hoxha, Basri Kaja, Hilmi Hoxha, Zejnel Rraci, Agim Bejtullahu, Shtjefen Mirdita, Shkelzen Bardoniqi, Gezim Kasumi, Shkelzen Ajroni, Masar Valla, Lulzim Koshi, Bashkim Juniku, Masar Spahija, Bashkim Kepuska etj.
Gjate kesaj periudhe kontribut për klubin kanë dhënë edhe Xhevat Macula, Zija Bejtullahu, Shpetim Emra, Dukagjin Nixha, Naser Bardoniqi, Petrit Xhiha, etj.
Ndër aktivitetet e para të K.SH"Vëllaznimi", duhet vequar organizimin e meqit final për titull kampioni të Kosovës në Gjakovë në mes të F.Bujupit dhe M.Xhurxhealos (1971), në të cilin meq patë ngadhnjyer Fatmir Bujupi dhe ishte shpallur kampion i Kosovës.
Vitet e 80-ta K.SH"Vëllaznimi" kishte një gjenerat të shahistëve të rinjë dhe me përspektivë, të cilët me rezultatet e tyre kontribuan që K.SH"Vëllaznimi" të tregoi rezultatet më të mira të të gjitha kohrave. Është kjo koha kur K.SH"Vëllaznimi" dha:
Kampionin e Kosovës për kategorin e pionierëve (Bekim Ermeni 1983)
Ekipin kampion të Kosovës dhe pjesëmarrjen në garat federative të asaj kohe (1984)
Kampionin e Kosovës për senior (Avni Ermeni 1990)
Shahistët e kësaj gjenerate që lanë gjurmë të pashlyera në sukseset e K.SH"Vëllaznimi" gjatë viteve të 80-ta janë:
Albert Ajroni (nënkampion i Kosovës për të rinjë 1981),
Arsim Hana (nënkampion i Kosovës për të rinjë 1987),
Avni Ermeni, Florat Berisha, Bekim Ermeni, Jeton Bakija,
Kujtim Nikoliqi (nënkampion i Kosovës për pionierë 1983),
Fadil Berisha, Fadil Demolli, Albert Berisha, Roland Nura, etj.
Pasuan vitet e vështira për shahun Kosovar dhe atë Gjakovar, vitet e 90-ta.
Në vitin 1993 shahistët e K.SH"Vëllaznimi" u dëbuan nga lokalet e klubit dhe u bë presion që të luajnë në garat e organizuara nga regjimi i asaj kohe. Falë entuziazmit të dashamirëve të shahut, klubi arriti që të sigurojë një lokal dhe të vazhdojë veprimtarin e tij.
K.SH"Vëllaznimi" si të gjitha klubet tjera kosovare iu bashkua garave të organizuara nga Federata e Shahut e Kosovës.
Viti më i vështir për klubin ishte viti 1996 kur klubi mbeti pa lokalin e tij për veprimtari si dhe për shkak të kushteve të vështira financiare u detyruar të mos merrë pjesë në gara, çka rezultoi dhe me rënien nga liga.
Megjithë vështirësitë, K.SH"Vëllaznimi" në kuadër të kremetimit të 25 vjetorit të themelimit, me 13.12.1996, organizoj një meq miqësor në 10 tabela me Përfaqesuesen e Kosovës në shah, me çrast ky meq përfundojë me rezultat 5,5 – 4,5 për Përfaqesuesen. Pra, ishte ky një kontribut i K.SH"Vëllaznimi"për përfaqesuesen e Kosovës në shah, e cila nga kjo kohë nuk ka ndonjë meq të tillë zyrtar apo jozyrtar.
Pasuan vite të vështira të rehabilitimit, ku klubi disa herë u inkuadrua në ligën e parë por në mungesë të përkrahjes financiare dhe të shahistëve të rinjë kthehej në ligën e dytë.
Shahistët që barten barrën e klubit të kësaj kohe ishin: Skender Hasi, Bashkim Meqa, Avni Ermeni, Lulzim Koshi, Bekim Ermeni, Gezim Kasumi, Shkelzen Bardoniqi, Bashkim Juniku, etj.
Pasoi ndërprerja e aktiviteteve të shahut në Kosovë, për shkak të luftës 1998 – 1999.
Pasojat e luftës për K.SH"Vëllaznimi" sikurse dhe për të gjithë qytetarët e Gjakovës ishin të tmerrshme. K.SH"Vëllaznimi" mbeti pa tre shahistë të dalluar: Shkëlzen Ajroni – Geni, Fadil Berisha dhe Albert Berisha. Duke u kujdesur që këta shahistë të mos harrohen, K.SH"Vëllaznimi" organizon turnirin memorial për çdo vitë duke filluar nga viti 2004, kur ata u riatdhesuan. Sivjet ky turnir organizohet nga data 16 qershor 2006, me çrast K.SH"Vëllaznimi" ka filluar përgatitjet për realizimin me sukses të këtij manifestimi.
Pas luftës K.SH"Vëllaznimi" rifilloj aktivitet duke synuar ripërtrirjen e klubit me shahistë të rinjë, me çrast aktivizojë shkollën e shahut. Rezultatet e kësaj shkolle ishin të menjëhershme kur njëri nga pionierët e kësaj shkolle Shend Nagavci arriti që të jetë anëtar i përfaqesueses së Kosovës për grupmoshat U-14 në kampionatet Europiane ne Stamboll dhe Budvë në vitet 2004 dhe 2005.
Njerzit që barten barrën kryesore të mbarëvajtjes së kësaj shkolle ishin:
Skender Hasi
Shkelzen Bardoniqi dhe
Bekim Ermeni
Vitet 2000 – 2005 K.SH"Vëllaznimin" e gjejnë në situat kur disa shahistë aktivë të ekipes së parë largohen jashtë Kosovës dhe luajnë nëpër ekipe të njohura të Europes, çka rezulton me rënie të kualitetit të ekipit dhe me vështirësi të rezultateve.
Janë këta shahistët:
Avni Ermeni që luan në ligen e parë të Zvicrres për klubin e shahut "Biel-Bienne", kampion ekipor i këtij shteti;
Arsim Hana që luan në ligen e dytë Gjermane për klubin "Nordhorn", etj.
Kjo periudhë ( 2000 – 2005) karakterizohet me aktivitete të shumta, kryesisht të karakterit lokal, me çrast K.SH"Vëllaznimi" kthej traditen e organizimit te garave nëpër shkollat fillore, organizoj shkollen e shahut, organizoj turnire të shumta të qytetit për të gjitha kategoritë, shahistët e saj morren pjesë në turnire të organizuara nga klubet tjera kosovare dhe klubi rregullisht morri pjesë në garat ekipore çoftë të ligës së dytë apo të parë.
K.SH"Vëllaznimi" në këtë kohë mbështeti dhe pjesëmarrjen e shahistit të saj (Bekim Ermeni) në turnirin ndërkombetar në Zvicerr, me çrast suksesi i tij nuk mungojë dhe nga ky turnir klubi u begatua me nje shahist të rejtinguar në FIDE (2147).
Suksesi ekipor u arritë në vitin 2005 kur K.SH"Vëllaznimi" u kthye në eliten e shahut Kosovar.
Historiku i këtij klubi do të ishte i mangët nëse nuk do ti përmendim njerëzit të cilët me punën e tyre kontribuan që ky klub të jetë këtu ku është sot. Këta janë kryetarët e klubit :
Neshet Vula
Galib Murtezai
Gazmend Bakija
Jusuf Jusufi
Shpend Bokshi
Enver Berisha
Nga kjo listë duhet vequar kryetarin e përhershëm z. Galib Murtezai, i cili që nga themelimi i klubit gjerë më sot dhe edhe më tutje vazhdon të kontribuon për të miren e këtij klubi.
Historia e Gjakovës
Qyteti i Gjakovës shtrihet në bregun e majtë të lumit Erenik ndërkaq nga të dy anët e përroit Krena shtrihet kodra e Çabratit. Lartësia mesatare mbidetare e Gjakovës është 365m. Qyteti gjendet në gjatësi gjeografike në mes të 42.24 skallë në veri dhe 20.26 shkallë në lindje.Sipas të dhënave arkeologjike të bëra nga ekipet e përbashkëta nga Shqipëria dhe Kosova, në territorin e Gjakovës, në bazë të materialeve të gjetura është vërtetuar se i përkasin kulturës antike është vërtetuar dhe dëshmuar se këto treva kanë qenë të banuara edhe më parë.Gjakova si qytet më këtë emër daton nga shekulli XV, por lulëzimi i vërtet i saj fillon në fund të shekullit XVI dhe në fillim të shekullit XVII. Nga kjo periudhë veçojmë ndërtimin e Xhamisë së Hadumit në vitin1554, Mejtepit, Bibliotekës, Haremit, Hamamit, ndëtimit të Sahat-Kullës, Medreses së Madhe, Hanit të vjetër, Kompleksit të Teqës së Madhe si edhe urave lidhese të qytetit mbi lumin Krena, si ajo e Tabakut, ura e Taliqit etj.të cilat edhe sot ekzistojnë.Komuna e Gjakovës sot ka 586 km katrorë të cilën e përbëjnë qyteti dhe 84 fshatra.Sipas regjistrimit të fundit i bërë në vitin 2000 nga UNMIK-u, komuna e Gjakovës ka 150.800 banorë, duke e renditur si komuna e tretë për nga madhësia në Kosovë.Komuna e Gjakovës ka lidhje të mira me rrugë të asfaltuara me qytetet e Prizrenit, Pejës, Rahovecit, Klinës, Prishtinës, Deçanit, Malishevës etj.Ë shtë me rëndësi të ceket se Komuna e Gjakovës pas luftës së vitit 1999 ka lidhje edhe me Republikën e Shqipërisë, përmes dy pikave kufitare ate të Qafës së Prushit dhe Qafës së Morinës

Kultura
Qyteti i Gjakovës është i njohur si qendër kulturore, jo vetëm në suazat komunale por edhe si regjionale e besa edhe gjithë kombëtare. Bartës kryesorë të kulturës së qytetit të Gjakovës janë:- Muzeu- Arkivi- Instituti për mbrojtjen e monumenteve- Biblioteka- Pallati i kulturës- Teatri Kombëtar i Gjakovës Instituti për mbrojtjen e monumenteve të kulturës së Gjakovës është themeluar me datë 10.06.1990 nga Kuvendi i Komunës së Gjakovës me emërtimin : Enti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës.Motivi për themelimin e këtij institucioni është domosdoshmëeria për krijimin e një institucioni për ruajtjen dhe kultivimin e trashigimisë kulturore në Komunen e Gjakovës. Punët e para të këtij institucioni kulturorë ishin përpilimi i dokumentacionit të nevojshëm për fillimin e punës. Në këtë kuadër fillimishtë u pranuan me statusin e bashpunëtorëve 13 arkitektë, një arkeolog dhe një prof.i historisë. Ky ekip për afro katër vite ka kryar një punë kapitale në evidentimin,inçizimin,përpunimin dhe dokumentimin e monumenteve të të gjitha llojeve si kulla, Xhamija, Kisha, Hamame, Varreza, lokalitete arkeologjike, komplekse historike, Mullinjë, Kroje dhe objekte të banimit individual.Pallati i kulturës “ Asim Vokshi “ i ndërtuar me vetëkontributin e qytetarëve të Gjakovës ka filluar punën me 7 Korrik të viti 1977. I lokalizuar në qendër të qytetit të Gjakovës ka afro 6000 metra katrorë.
Ekonomia
Deri më datë 31.12.2002 janë regjistruar afro 3120 subjekte ekonomike për të zhvilluar veprimtari afariste, si prodhuese, bujqësore, shërbyese, zejtare, tregtare, hoteljere, e të ngjajshme. Numri i përgjithshëm i punëtorëve të paraqitur në këto subjekte ekonomike - afariste të regjistruara është afro 9.850. Prej numrit të përgjithshëm të subjekteve afariste të regjistruara 60 janë ndërmarrje në pronësi Shoqërore – Akcionare dhe subjekte tjera dhe 3060 janë në pronësi private si NVM.Nga 60 Ndermarrje ekonomike shoqërore-akcionare, vetëm dy zhvillojnë veprimtari të rregullt ekonomike ajo IMN – Fabrika e tullave dhe tjegullave dhe Fabrika e Gazit. Një pjesë e këtyre Ndermarrjeve kohë pasë kohe kryen ndonjë shërbim për palën e tretë, një pjesë e Ndermarrjeve kanë lëshuar me qera pjesë të objekteve, kurse shumica e tyre presin privatizimin.Nga 3060 Ndermarrje të vogla dhe të mesme private të regjistruara, 60% e tyre zhvillojnë veprimtarinë afariste, kurse të tjerat për shkak të kushteve financiare dhe tregut nuk funkcionojnë. Ekonomia e komunës së Gjakovës deri në vitin 1989 ishte relativisht e zhvilluar. Degët më të zhvilluara të ekonomisë dhe bartëse të zhvillimit ishin: Industria metalike, Industria e tekstilit, Industria e materialit ndërtimor, Industria ushqimore, Industria kimike dhe e gomës, Industria e drurit, Agroindustria, Tregtia, etj ka qenë mjaftë e zhvilluar edhe Operativa ndërtimore (si në ndërtimin e ulët ashtu edhe në atë të lartë, ku ka funkcionuar edhe prodhimi i asfaltit dhe betonit të freskët).Ekonomia shoqërore në vitin 1989 ka numëruar 45 ndërmarrje ku kanë qenë të punësuar 18.640 punëtorë. Në veprimtaritë joekonomike (arsimi, shëndetësia, kultura, institucionet shtetërore, bankat etj. ) kanë qenë të punësuar 4000 punëtor. Ka qenë e zhvilluar gjithashtu edhe ekonomike private ku kanë qenë të regjistruara 920 subjekte afariste me afro 2000 të punësuar.Ekonomia e komunës së Gjakovës më së shumti ka pësuar gjatë sanksioneve ekonomike si dhe me rastin e aplikimit të masave të dhunshme nga okupatori serb. Gjendja është keqësuar edhe më tepër gjatë sulemeve të NATO-s si pasojë e veprimeve shkatërruese të forcave të shumta ushtaroko-policore serbe, të cilat kanë qëndruar dhe vepruar në objektet e ndërmarjeve ekonomike, ashtu që gjatë tërheqjes së tyre kanë vjedhur, plaqkitur dhe shkatërruar pjesën më të madhe të mjeteve themelore dhe inventarit, mjetet e transportit, etj.Humbjet e krijuara nga lufta në ekonominë shoqërore janë afro 190 milion DM kurse në ekonominë private afro 100 milion DM.Me përfundimin e luftës dhe vendosjen e administrimit civil ndërkombëtar (UNMIK) u krijuan kushtet për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e ekonomisë dhe hapjen e saj ndaj botës.

Garat ekipore 2007-Prishtinë

Garat ekipore 2007-Prishtinë
Sh.Bordoniqi-GM.Nedev

Xeni-Mehmeti

Xeni-GM.Delqev

Valmor Bardhi

Skender Hasi

Shkëlzen Bordoniqi

GM J.Pinter-E.Berisha

GM Petrosian-E.Berisha

GM Petrosijan-Enver Berisha

D.Mehmeti-Sh.Bordoniqi

S.Kollari-S.Hasi

V.Georgiev-Skender Hasi

A.Fejzullahu-Sh.Bordoniqi

B.Ermeni-B.Sadiku

B.Ermeni-B.Sadiku

Dy shahistët Gjakovar para shume dilemave....!

Enver Berisha para një sfide të madhe !

E.Berisha

Bekim Ermeni-Kapiten i klubit në garat ekipore 2007

Kampionati ekipor i Kosoves 2007

Kampionati ekipor i Kosoves 2007
E.Berisha & S.Hasi para një kryemjeshtri !

Turneu Memorial GENI-FADILI-ALBERTI 2007

Turneu Memorial GENI-FADILI-ALBERTI 2007
Qershor 2007-Gjakovë

Tre fituesit e turneut memorial-GENI-FADILI-ALBERTI 2007

Valmor Bardhi-Fitues i turneut memorial 2007

Selami Delia-S.Kollari

S.Hasi-V.Bardhi

Bekim Ermeni


Galip Murtezai-Kryetar nderi....

Përgatitur nga...

Përgatitur nga...
ish shahistë i K.SH."Vëllaznimi"