K.SH. "Vëllaznimi"-Gjakovë njëri ndërë klubet më të vjetra të shahut në Kosovë !

16/08/2007

FEDERATES SË SHAHUT TË KOSOVËS

Gjakovë, 11 Prill 2005

ME RASTIN E MBLEDHJES SË JASHTZAKONSHME TË KRYESISË SË FEDERATES ME DT. 12.04.2005

K.SH”Vëllaznimi” si njëri ndër klubet më të vjetra Kosovare dhe me traditë ne shahun Kosovar nuk mund të ia lejoj vehtes që të merrë pjesë dhe të jetë anëtarë në diqka që nuk është duke punuar si duhet (anëtar i FSHK-së). Me anë të reagimit të paradisa dite u munduam që të kontribuojmë në qartësimin e gjërave, por heshtja e juaj vazhdoi.
Publikimi i aferes së vizave në faqet e të vetmes adres elektronike të shahut Kosovar (poashtu jozyrtare), i befasoi mjaft dashamirët e shahut në klubin tonë dhe e vërtetoi dyshimin tonë në punën tuaj.
Sidoqoftë duke synuar përballimin e kësaj sfide të kryesisë së FSHK-së dhe mbarëvajtjen e garave të shahut në vendin tonë, ne do të mundohemi që me sygjerimet tona të kontribuojmë zgjidhjen e këtyre problemeve tona të panevojshme, të cilat sygjerime do të ndihmojnë anëtarët e kryesisë që në mbledhjen e nesërme të jenë konstruktivë.
K.SH”Vëllaznimi” pasi e shqyrtoi situaten në të cilen ndodhet shahu Kosovar pas kësaj afere dhe pas zhvillimeve me ardhjen e njerëzve të rinjë në krye të shahut Kosovar, nxorri këto vendime të rëndësishme të cilat mendojmë se mund të jenë edhe ndihmesë për punën tuaj të neserme:

1. Afera vizave:

- Të publikohen emrat e njerëzve të implikuar dhe të dënohen.
- Dënimet të jenë maksimale (5-10 vjet të mos marrin pjesë në organizimet Kosovare të shahut.
- Të caktohet një delegacion i cili do të viziton zyret e ECU-së dhe personalisht z.Kutin që në vendin e ngjarjes të kërkon falje dhe të ia argumenton qendrimet e Federates.
- Të informohet MKRSÇJR-ja, Drejtorati i Sportit me situaten e krijuar,
- Të informohen zyrtarisht klubet Kosovare me qendrimet e FSHK-së,
- Të bëhet zyrtar distancimi i FSHK-së me njerzit e implikuar në aferë dhe të njoftohen mediat dhe zyret e huaja në Prishtinë, ashtu që kjo aferë të mos ndikojë në problemet e vizave për shahistët tanë në të ardhmen.


2. Puna e FSHK-ë:

- Të përshpejtohet procesi i regjistrimit të klubeve (të vendosen kriteriume te njëjta për të gjitha klubet – fletëaplikacioni i njëjtë).
- Lartësia e kotizimit të klubeve të analizohet edhe njëherë për shkak të buxheteve të mjera të klubeve,
- Kryesia e FSHK-së të përpiloi një program të detajizuar të aktiviteteve dhe të paraqes mënyren e realizimit të tyre duke përfshirë dhe pjesen buxhetore.
- Të kontaktohen nivelet qendrore dhe locale kosovare, duke synuar ndihmen financiare te klubeve,
- Të kontaktohen miqtë tanë jasht Kosovës për ndihme në këtë aspect dhe jo të shkohet në humbjen e tyre për interesa të ngushta,
- Të përpilohet nje program I aktiviteteve të selekcionit të shumëpërfolur dhe të caktohen njerzit që do të punojnë në këtë aspect,
- Të vëhen bazat e rejtingut nacional dhe të kontaktohen njerzit që janë të gatshem të ndihmojnë,
- Të përpilohen programe të zhvillimit të shahut kosovar dhe me to të kontaktohen donatorët e mbrendshëm dhe të jashtëm të mundshem.

K.SH”Vëllaznimi” është I gatshem që jo vetëm të kntribuojë përmes këtyre reagimeve por edhe në vepër të ndihmojë FSHK-në me potencialin e vet me të cilin disponon.
Nëse mendoni të kontribuoni në zhvillimin e shahut kosovar dhe të arsyetoni vendin në të cilin ndodheni dhe misionin që e keni marrë mbi vehte, atëherë jeni me transparent dhe bashkëpunoni me të gjithë që ia donë të miren shahut kosovar.
Këto objektiva që ne I paraqitem per ju për mbledhjen e nesërme mendojmë që mund të fillojnë të realizohen menjëhër dhe se koha për to veq është duke kaluar.Le të jetë kjo sa për fillim të mbarë të punës dhe në të ardhmen të shifen potezat e juaj.















Kryesia e K.SH”Vëllaznimi” - Gjakovë

Aucun commentaire:

Garat ekipore 2007-Prishtinë

Garat ekipore 2007-Prishtinë
Sh.Bordoniqi-GM.Nedev

Xeni-Mehmeti

Xeni-GM.Delqev

Valmor Bardhi

Skender Hasi

Shkëlzen Bordoniqi

GM J.Pinter-E.Berisha

GM Petrosian-E.Berisha

GM Petrosijan-Enver Berisha

D.Mehmeti-Sh.Bordoniqi

S.Kollari-S.Hasi

V.Georgiev-Skender Hasi

A.Fejzullahu-Sh.Bordoniqi

B.Ermeni-B.Sadiku

B.Ermeni-B.Sadiku

Dy shahistët Gjakovar para shume dilemave....!

Enver Berisha para një sfide të madhe !

E.Berisha

Bekim Ermeni-Kapiten i klubit në garat ekipore 2007

Kampionati ekipor i Kosoves 2007

Kampionati ekipor i Kosoves 2007
E.Berisha & S.Hasi para një kryemjeshtri !

Turneu Memorial GENI-FADILI-ALBERTI 2007

Turneu Memorial GENI-FADILI-ALBERTI 2007
Qershor 2007-Gjakovë

Tre fituesit e turneut memorial-GENI-FADILI-ALBERTI 2007

Valmor Bardhi-Fitues i turneut memorial 2007

Selami Delia-S.Kollari

S.Hasi-V.Bardhi

Bekim Ermeni


Galip Murtezai-Kryetar nderi....

Përgatitur nga...

Përgatitur nga...
ish shahistë i K.SH."Vëllaznimi"