K.SH. "Vëllaznimi"-Gjakovë njëri ndërë klubet më të vjetra të shahut në Kosovë !

10/10/2007

Kupa Europiane e klubeve 2007

Në Kemer të Turqisë, të martën mbrëma me meçet e xhiros së fundit (shtatë) përfundoi edicioni i 23-të i Kupës evropiane të shahut në konkurrencën e ekipore, ku në mesin e 56 ekipeve më të mira të kontinentit të vjetër morën pjesë edhe klubet kosovare, Prishtina dhe Theranda, derisa Shqipërinë e përfaqësoi Apollonia e Fierit. Theranda në xhiron e fundit mposhti ekipin më të dobët Cvmbran nga Uellsi 4.5:1.5, derisa Prishtina pësoi humbje të rëndë nga ekipi norvegjez Oslo Schkakselskap 0.5 :5.5 (remizoi vetëm Sadiku). Apollonia barazoi me ekipin turk Tarsus Zeka Satrans (3:3). Shkëlqeu në tabelën e gjashtë Pasho Sherifaj, i cili në shtatë meçe grumbulloi 6 pikë (pesë fitore dy remi), duke qenë shahisti i dytë më i suksesshëm në tabelën e gjashtë nga të gjithë pjesëmarrësit. Plasmani i klubeve kosovare ka mundur të jetë më i mirë sikur të mos dështonin në dy tabelat e para, Sadiku dhe Makolli (Prishtina) që së bashku fituan vetëm 1.5 pikë (tre remi) nga 14 pikët e mundshme, dhe falë pikëve të Hondozit, Bujupit, Elezit dhe Klisuricës megjithatë u arritën dy fitore. Shiquar realisht më tepër as që është prituar nga shahistet e Prishtines.Në anën tjetër shahisti më i suksesshëm kosovarë është Avdyl Elshani (Theranda) i cili shkëlqeu në tabelën e pestë me 4 pikë nga shtatë meçe. Prishtina në fund zuri vendin e 52-të me katër pikë në ekipore (11 individuale), Theranda me 3 pikë (një fitore dhe një barazim - 15 pikë individuale), përfundoj në vendin e 54-të, derisa Apollonia e Fierit zuri vendin e 45-të me 4 pikë (një fitore dhe dy barazime – 18 pikë në konkurencën individuale). Fitues i Kupës së 23-të me radhë ku u paraqitën madje 140 kryemjeshtër ndër ta edhe kampioni i botës Anand) është ekipi spanjoll, Linex Magic nga Merida, me 13 pikë (pesë fitore dy barazime), i përbërë nga shahistë të huaj. Në xhironë e fundit Kamski, Adams, Rublevski, Sargisian, Çeparinov dhe i vetmi spanjoll Perez mposhtën ekipin rus Ekonomist Saratov (4:2) që iu mundësoi atyre të fitojnë këtë trofe prestigjioz. Në konkurrencën e femrave fituese e kupës është ekipi francez Monte Karlo me përbërje të huaj: Humpu (Ind), Kramling (Sue), Chen Zhu (Kin) dhe Monika Socko (Pol). Vendi i dytë i takoj ekipes ruse AVS Krasnoturinsk, ndërsa në vendin e tretë u plasua Mika e Armenisë.

Plasmani definitiv:

1.Linex Magic Merida (Spa) 13 pikë (5 fitore dy barazime) (28.5 pikë - individuale)
2. Ural Sverdloyskaya 12 (31)
3. Tomsk-400 11 (29)
4. Baden-Baden 11 (28.5)
5. Zagrebi 10 (31.5)
45. Apollonia 4 (18)
52. Prishtina 4 (11)
54. Theranda 3 (13.5)

Paraqitja e shahistëve kosovarë

K.Sh. Prishtina – sipas tabelave:

1. Bedri Sadiku 1 pikë (në 7 meçe) pozita e 52-të
2. Përparim Makolli 0.5 pikë (7) pozita e 57-të
3. Bajram Bujupi 2.5 pikë (7) pozita e 45-të
4. Egzon Elezi 2 pikë (7) ndanë pozitën e 48-të
5. Murtez Hondozi 3 pikë (7) ndanë pozitën e 34-të
6. Jashar Klisurica 2 pikë (7) ndanë pozitën e 45-të

K.Sh. Theranda:

1. Naim Sahitaj 1.5 pikë (në 7 meçe) ndanë pozitën e 48-të
2. Bashkim Bahtijari 2 (7) pozita e 51-të
3. Ilirijan Jupaj 2 (7) ndanë pozitën e 48-të
4. Sedat Basha 1.5 (7) ndanë pozitën e 51-të
5. Avdyl Elshani 4 (7) ndanë pozitën e 21-të
6. Agron Gashi 2 (4) ndanë pozitën e 26-të
7. Emin Haxhiu 0.5 (2)
8. Halil Morina 0 pikë (1)

Aucun commentaire:

Garat ekipore 2007-Prishtinë

Garat ekipore 2007-Prishtinë
Sh.Bordoniqi-GM.Nedev

Xeni-Mehmeti

Xeni-GM.Delqev

Valmor Bardhi

Skender Hasi

Shkëlzen Bordoniqi

GM J.Pinter-E.Berisha

GM Petrosian-E.Berisha

GM Petrosijan-Enver Berisha

D.Mehmeti-Sh.Bordoniqi

S.Kollari-S.Hasi

V.Georgiev-Skender Hasi

A.Fejzullahu-Sh.Bordoniqi

B.Ermeni-B.Sadiku

B.Ermeni-B.Sadiku

Dy shahistët Gjakovar para shume dilemave....!

Enver Berisha para një sfide të madhe !

E.Berisha

Bekim Ermeni-Kapiten i klubit në garat ekipore 2007

Kampionati ekipor i Kosoves 2007

Kampionati ekipor i Kosoves 2007
E.Berisha & S.Hasi para një kryemjeshtri !

Turneu Memorial GENI-FADILI-ALBERTI 2007

Turneu Memorial GENI-FADILI-ALBERTI 2007
Qershor 2007-Gjakovë

Tre fituesit e turneut memorial-GENI-FADILI-ALBERTI 2007

Valmor Bardhi-Fitues i turneut memorial 2007

Selami Delia-S.Kollari

S.Hasi-V.Bardhi

Bekim Ermeni


Galip Murtezai-Kryetar nderi....

Përgatitur nga...

Përgatitur nga...
ish shahistë i K.SH."Vëllaznimi"